Barzagli: Potenciali i Juventusit është gjithmonë që të arrijë të paktën në çerektinale

Futboll

Barzagli: Potenciali i Juventusit është gjithmonë që të arrijë të paktën në çerektinale

Më: 27 gusht 2021 Në ora: 17:18
Barzagli: Potenciali i Juventus-it është gjithmonë që të arrijë të paktën në çerektinale

Të enjten është hedhur shori i fazës me grupe të Champions League 2021/22.

Një grup i përballueshëm për Juventus, më i vështirë për Inter, Atalanta dhe veçanërisht Milan.

Ish-mbrojtësi i bardhezinjve, Andrea Barzagli, ka folur për Gazzetta dello Sport në lidhje me atë që duhet të jetë ecuria e skuadrës së Allegrit në Champions League.

“Potenciali i Juventus-it është gjithmonë që të arrijë të paktën në çerektinale. Për ekipin që ka, 1/8-at duhet t’i kalojë pa probleme, edhe pa Ronaldo-n”, ka thënë Barzagli.

“Nga aty e në vazhdim ndikojnë faktorë të tjerë përveç cilësisë së ekipit: momenti i formës, fati, kundërshtari dhe gjendja në të cilët ndodhet kundërshtari”.

Të shohim se çfarë do të bëjë Juventus, që ka rënë në grup me Chelsea, Zenit dhe Malmo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat