Çelhaka prezantohet te Legia e Varshavës

Futboll

Çelhaka prezantohet te Legia e Varshavës

Më: 26 gusht 2021 Në ora: 21:08
Çelhaka prezantohet te Legia e Varshavës

Jurgen Çelhaka transferohet te Legia e Varshavës. Ashtu siç ishte paralajmëruar nga nmediat polake dy ditë më parë, mesfushori ka hedhur një hap të madh në karrierë, duke u transferuar në një klub mjaft prestigjoz, ku do të gjejë edhe shokun e tij të ngushtë, Ernest Muçin.

Fillimisht ka qenë Legia e Varshavës që ka dhënë sinjale për zyrtarizimin e Çelhakës, pasi ka postuar një video të Muçit që priste dikë dhe i tregonte ambientet e klubit dhe më pas ka njoftuar firmën me mesfushorin e talentuar.

Më pas erdhi zyrtarizimi edhe nga Tirana, që nëpërmjet një komunikate zbuloi me krenari se është kompletuar transferimi i Çelhakës te Legia e Varshavës, si një dëshmi se një tjetër futbollist bardheblu arrin të tërheqë vëmendjen e klubeve europiane.

Detajet e marrëveshjes nuk janë bërë ende të ditura, por ndërkohë vetë Çelhaka mësohet se ka firmosur një kontratë 4-vjeçare me klubin e njohur polak dhe do të vihet menjëherë në dispozicion të trajnerit.

Mesfushori 20-vjeçar është rritur në akademinë e Tiranës bashkë me Ernest Muçin dhe të dy ishin pjesë e rëndësishme e suksesit të bardhebluve në kampionat në sezonin 2019-2020, ndërsa tani bëhen sërish bashkë, me synimin për t’u bërë pjesë e rëndësishme e një klubi si Legia e Varshavës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat