Bakayoko është i Milanit

Futboll

Bakayoko është i Milanit

Më: 26 gusht 2021 Në ora: 18:06
Bakayoko është i Milanit

Tiemoue Bakayoko mund të konsiderohet futbollist i Milanit.

Fabrizio Romano ka konfirmuar në rrjetet sociale se është arritur marrëveshja mes Chelsea dhe Milan për Bakayokon dhe mungon vetëm zyrtarizimi.

Kuqezinjtë kanë arritur marrëveshje me Chelsea për ta huazuar mesfushorin për 500 mijë euro.

Fillimisht Bakayoko ka nënshkruar kontratën e re me londinezët, deri më 30 qershor 2023, ndërsa në marrëveshje Milani ka mundësinë ta blejë për 20 milion euro, shkruan Romano.

Derisa postimi i mesfushorit në Twitter tregon qartazi arritjen e marrëveshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat