Mbetet në Serie A

Futboll

Mbetet në Serie A

Më: 26 gusht 2021 Në ora: 13:18
Mbetet në Serie A

Djali i trajnerit të Atletiko Madridi Diego Simeone, Xhovani Simeone do të vazhdojë karrierën e tij në Serinë A, por kësaj radhe te skuadra e Veronës.

26-vjeçari ishte prej 2 vitesh pjesë e Kaljarit, por ka vendosur të largohet drejt një aventure të re. Simeone e ka nisur karrierën te River Plejti në Argjentinë, për të vazhduar më pas te Banfildi ku ra në sy të Xhenoas në vitin 2016.

Xhenovezët e mbajtën vetëm 1 sezon duke ia shitur Fiorentinës e cila e aktivizoi për dy sezone në vitet 2017-2019.

Operacioni është kryer në formën e huazimit për 1 milionë euro, teksa Verona ka të drejtë ta blejë pas një viti për shumën e 12 milionë eurove. Për Simeonen do të ketë kontratë 4 vjeçare dhe 1 vit shtesë për rinovimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat