Bavarezët shquhen për rekordet e shumta

Futboll

Bavarezët shquhen për rekordet e shumta

Më: 25 gusht 2021 Në ora: 14:11
Bavarezët shquhen për rekordet e shumta

Bayern Munih është skuadra më dominuese në futbollin gjerman si dhe një nga skuadra më të forta në Europë.

Bavarezët shquhen për rekordet e shumta të arritura duke hyrë në histori të futbolli botëror. Së fundmi, Bajerni është afër arritjes së një rekordi që mbahet prej 82 vitesh.

Kampionët e Gjermanisë me ndeshjen e fituar kundër Këlnit në fundjavë arritën shifrën e 74 ndeshjeve radhazi që arrijnë të realizojnë gol duke kaluar Santosin e  Peles që në vitet 1961-1963 arriti të shënonte gol në 73 ndeshje radhazi, po aq sa Real Madridi në vitin 2016-2017 ku me Ronaldo, Bejl e Benzema nuk ndalej së shënuari në 73 ndeshje.

Rekordi absolut mbahet nga River Plejti i cili në vitet 1936-1939 arriti të shënonte gol në 96 ndeshje radhazi.

Hera e fundit që Bajern nuk shënon është në 9 shkurt të vitit 2020 në barazimin pa gola kundër Lajpcigut, dhe barvarezët kanë në dorë të arrijnë një rekord historik duke parë dhe sasinë e madhe të ndeshjeve që kanë përpara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat