Rashica i gatshëm për Kosovën, konfirmohet ardhja e tij

Futboll

Rashica i gatshëm për Kosovën, konfirmohet ardhja e tij

Më: 25 gusht 2021 Në ora: 13:10
Rashica i gatshëm për Kosovën, konfirmohet ardhja e tij

Përfaqësuesja e Kosovës do t’i zhvillojë tri ndeshje tejet të rëndësishme në muajin shtator në kuadër të kampanjës eliminatore për Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Më 2 shtator, fillimisht, Kosova do të përballet me Gjeorgjinë si mysafire, kurse më 5 dhe 8 shtator, “Dardanët” presin në “Fadil Vokrri” Greqinë, respektivisht Spanjën.

Në kuadër të grupit B eliminator, pas dy ndeshjeve, Kosova është ende pa pikë, ndërkaq në shtator, skuadra që drejtohet nga Bernard Challandes do të tentojë më të mirën për të nxjerrë pikë.

Gjatë ditës së djeshme, në shtypin anglez u raportua se klubet e Premierligës nuk do t’i lejojnë futbollistët t’iu bashkohen kombëtareve të tyre për ndeshjet e shtatorit shkaku i pandemisë COVID-19.

Kjo nënkupton se edhe Milot Rashica që luan te Norwich City në Premierligë nuk do të mund t’i bashkohet Kosovës për tri ndeshjet e ardhshme.

Megjithatë, duket se ky rregull kësaj radhe nuk do të vlejë për futbollistin me prejardhje nga Vushtrria.

Drejtori sportiv i Përfaqësueses së Kosovës, Muharrem Sahiti ka konfirmuar për FrontOnline se Rashica do të jetë në dispozicion të Challandesit për ndeshjet e radhës.

“Kosova nuk është në listën e zezë të Mbretërisë së Bashkuar për rastet nga COVID-19, andaj Rashica do të jetë pjesë e Kosovës për ndeshjet e muajit mars”, ka thënë të mërkurën Muharrem Sahiti.

I pyetur në lidhje me atë se kur do të bëhet publike lista e futbollistëve të ftuar nga Kosova për ndeshjet e shtatorit, Sahiti tha:

“Jemi duke pritur Challandesin të vie në Kosovë, besoj që shumë shpejt do të jetë këtu. Mendoj se ai e ka bërë listën, andaj mbetet ta presim që ta bëjë publike”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat