Shefiti vazhdon me Renovën

Futboll

Shefiti vazhdon me Renovën

Nga: K.G. Më: 24 gusht 2021 Në ora: 18:56
Shefiti vazhdon me Renovën

Skuadra shqiptare Renova nga Xhepçishti i Tetovës, njofton se ka vazhduar bashkëpunimin me njëri prej futbollistët më të mirë në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut, Shefit Shefiti.

“Shefit Shefiti vazhdon kontratën edhe për një vit me klubin tonë”, njofton KF Renova.

Renova është në formë të mirë në fillim të edicionit të ri, e cila prej 4 ndeshjeve ka 2 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje.

Skuadra shqiptare renditet në vend të tretë me 7 pikë të mbledhura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat