Unik në llojin e tij

Futboll

Unik në llojin e tij

Më: 24 gusht 2021 Në ora: 17:07
Unik në llojin e tij

Unik në llojin e tij. Po flasim për Andres Iniesta, ish-mesfushor i Spanjës dhe Barcelona-s, aktualisht në Japoni te Vissel Kobe. Por po flasim edhe për Iniestapodusburgensis, një dinozaur i ri i zbuluar kohët e fundit të cilit i është dhënë pikërisht emri i futbollistit spanjoll…

Siç ka shpjeguar shtypi spanjoll, Iniestapodus burgensis është një lloj dinozauri suaropod (katërkëmbësh, barngrënës, me bisht dhe qafë të gjatë) që dallohet nga të tjerët për karakteristikat e tij unike.

Nga sa mësohet, kafsha është zbuluar në Burgos, kryeqytet provincial i komunitetit autonom të Castiglia-s dhe Leon-it, falë gjurmëve të fosileve unike në sitin arkeologjik “Las Sereas” të La Sierra de la Demanda.

Në një komunikatë, zbuluesit e Colectivo Arqueológico y Paleontológico de Salas de los Infantes, kanë shpjeguar se mes karakteritikave të dinozaurit është hapi i vendosur, por njëkohësisht edhe elegant.

Njësoj si hapi i Magjistarit Iniesta...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat