Lajm i keq për Kosovën

Futboll

Lajm i keq për Kosovën

Më: 24 gusht 2021 Në ora: 15:59
Lajm i keq për Kosovën

Kosova në fillim të shtatorit zhvillon tri ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës “Katar 2022”.

Blendi Idrizi, i cili shkëlqeu te Dardanët në ndeshjet e qershorit, ka pësuar lëndim në gju, shkruan Gazeta Olle. Këtë gjë e ka bërë të ditur skuadra e kosovarit, Schalke 04 me anë të një postimi në Twitter.

23 vjeçari nuk mori pjesë në seancë stërvitore të klubit gjerman, ndërsa nuk bëhet e ditur se sa kohë do të jetë jashtë fushës.

Kosova ndeshjen e parë e luan me Gjeorgjinë në udhëtim, ndërsa në stadiumin “Fadil Vokrri” e pret Greqinë dhe Spanjën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat