Shkëndija megjithatë shijon fitoren e parë dhe me rezultat bindës 

Futboll

Shkëndija megjithatë shijon fitoren e parë dhe me rezultat bindës 

Nga: Kemajl Goca Më: 22 gusht 2021 Në ora: 17:52
Shkëndija megjithatë shijon fitoren e parë dhe me rezultat bindës 

Shkëndija nga Tetova megjithatë shijon fitoren e parë në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut, duke sjell gëzim të tifozët "Ballistët".

Shkëndija tregon forcën ndaj Makedonija GP, duke e deklasuar me rezultat 4:0 në kuadër të javës së katërt. 

Gjithçka ishte e qartë qysh në minutë e 6-të, kur Besart Ibraimi kaloi në epërsi skuadrën kuqezi. 

Në finish të takimit u shënuan edhe tre gola të tjerë. Golat u shënuan nga Doriev (89’ e 90+1’) dhe Elezi (90+3’).

Shkëndija ngjitet në vend të tetë me 5 pikë, ka një me pak se Makedonija GP, që gjendet dy pozita më lartë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat