Mavraj gjen fitoren e parë në kampionat

Futboll

Mavraj gjen fitoren e parë në kampionat

Më: 22 gusht 2021 Në ora: 17:25
Mavraj gjen fitoren e parë në kampionat

Turkgucu Mynçen, skuadra gjermane ku aktivizohet Mërgim Mavraj, ka gjetur fitoren e parë në ligën e tretë të futbollit, teksa triumfoi përballë Frajburg 2 me rezultatin e pastër 3-0.

Golin e avantazhit për Turgucu e realizoi shqiptari i Kosovës, Albion Vrenezi, i cili tundi rrjetën në minutën e 78-të.

Për sa i përket Mavrajt, ish-mbrojtësi i Kombëtares, ishte një nga më të dalluarit në fushë, duke bërë diferencën.

35-vjeçari mban edhe shiritin e kapitenit te skuadra me presidentë turqë, që militon në ligën e tretë të futbollit gjerman. Me këtë fitore ekipi i Turkgucu, u ngjit në vendin e 10-të, në kuotën e 6 pikëve në 4 ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat