Inzaghi: Calhanoglu është një lojtar i madh

Futboll

Inzaghi: Calhanoglu është një lojtar i madh

Më: 22 gusht 2021 Në ora: 13:12
Inzaghi: Calhanoglu është një lojtar i madh

Interi triumfoi kundër Genoa me rezultatin 4-0 dhe trajneri Simone Inzaghi tha për DAZN se nisje më të mbarë për kampionët e Italisë nuk mund të kishte.

Tekniku analizoi lojën e bërë dhe foli për Calhanoglu, i cili debutoi me gol, si dhe për nevojën e një tjetër sulmuesi

“Isha shumë i bindur që ekipi do të paraqitej mirë, pasi i kam parë të punojnë me entuziazëm dhe shumë uri që prej 8 korrikut. I kam parë shumë të etur për të mësuar koncepte të reja. Nuk mund të kishim kërkuar dot një nisje më të mirë, veçanërisht para tifozëve tanë që ishin sërish në stadium”.

“Calhanoglu është një lojtar i madh, i aftë për të bashkuar cilësinë me sasinë, pasi vrapon shumë për ekipin. Sa herë që luaja kundër tij ai më shkaktonte probleme. Ne patëm fatin ta merrnim dhe mendoj se mund të bëhet edhe më i fortë, pasi ai nuk e kupton se sa i mirë është”.

“Ishte argëtuese të shikoje ekipin të luante. Stefano Sensi nuk luajti në pozicionin e zakonshëm, por po paraqitej aq mirë në stërvitje dhe duhet të gjeja një vend për të. Duhet të vazhdojmë me këtë qëndrim.

“Afrimi i një sulmuesi? Natyrisht që duhet të plotësojmë skuadrën, pasi largimi i Romelu Lukaku ishte i papritur. Dzeko tashmë e ka treguar se çfarë lojtari është. Shpresojmë të sjellim një lojtar tjetër që të shënojë gola të mëdhenj”, ka shtuar Inzaghi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat