Nuhiu: Kampionati është i gjatë, kemi mësuar nga viti i kaluar

Futboll

Nuhiu: Kampionati është i gjatë, kemi mësuar nga viti i kaluar

Më: 21 gusht 2021 Në ora: 19:47
Nuhiu: Kampionati është i gjatë, kemi mësuar nga viti i kaluar

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu thotë se kishte besim që futbollistët e tij do ta përmbysnin rezultatin dhe ta fitonin ndeshjen ndaj Feronikelit.

Drita fitoi me dy golat e shënuar nga Ardit Tahiri. Tahiri fillimisht shënoi në minutën e 77-të, ndërsa në minutën e 80-të të dytin për epërsinë 2:1 të Dritës. Për Feronikelin golin e vetëm e realizoi Sokol Kiqina në minutën e 42-të.

“Përgëzoj lojtarët për fitoren, karakterin e treguar dhe nuk u dorëzuan asnjëherë. Nuk kisha vërejtje edhe pse ishim në disavantazh. Besuam deri në fund dhe ia dolën ta fitojnë ndeshjen. Kampionati është i gjatë, kemi mësuar nga viti i kaluar.

Kemi fondin e lojtarëve dhe mund të jenë zëvendësues secili për secilin. Më mirë të më dhëmb koka që të kem më shumë futbollistë sesa të mos kem”, ka thënë Nuhiu pas fitores në ndeshjen hapëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat