A do të ketë një lëvizje të Lewandowskit te City?

Futboll

A do të ketë një lëvizje të Lewandowskit te City?

Më: 21 gusht 2021 Në ora: 13:35
A do të ketë një lëvizje të Lewandowskit te City?

Manchester City do të presë sot në orën 16:00 skuadrën e Norwich-it për javën e dytë të Premier Ligës.

Blutë do të kërkojnë vetëm fitore pas humbjes 1-0 në javën e fundit ndaj Totenhemit. Trajeri spanjoll, Pep Guardiola, foli në konferencë për sfidën e sotme por nuk u harrua të pyetej dhe për zërat e kalimit të Robert Lewandowskit në Manchester.

A do të ketë një lëvizje të Lewandowskit te Cityt Ishte pyetja për teknikun i cili u përgjigj: “Pyetjen tjetër ju lutem. Leva është shumë i rëndësishëm për Bajernin dhe ndaj do të qëndrojë aty në këtë sezon”.

Por, shumë pak mund ta besojnë Pepin duke parë që dhe në fund të sezonit të kaluar mohoi një blerje në sulm duke thënë se klubi i Cityt nuk kishte para dhe se skuadra nuk kishte nevojë.

Më pas u largua Guardiola dhe Pep bleu për 100 milionë paund XHek Grilishin nga Aston Vila. E njëjta gjë mund të ndodhë dhe me polakun, largimit i të cilit mund të ndodhë në sezonin e ardhshëm për një shifër të lartë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat