PSG nuk ndalet, gjunjëzon edhe Brest-in

Futboll

PSG nuk ndalet, gjunjëzon edhe Brest-in

Nga: Kemajl Goca Më: 20 gusht 2021 Në ora: 22:54
PSG nuk ndalet, gjunjëzon edhe Brest-in

PSG nuk ndalet, gjunjëzon me rezultat 4:2 Brest-i, në ndeshjen e javës së tretë të Kampionatit të Francës.

Vendasit nuk kishin fuqi që të ndalnin skuadrën parisiene në krye me futbollistin Kylian Mbappe. 

Tre gola bien në pjesën e parë. Herrera në minutën e 23-të dhe Mbappe në atë të 36-tën shënuan për epërsinë (0:2) të PSG-së. 

Në minutën e 42-të, Honorat ngushton rezultatin. 

Gueye ngriti epërsinë në 1:3 në minutën e 73-të. Nga një distancë e largët ai goditi fuqishëm për ta mposhtur portierin kundërshtar.

Mounie në minutën e 85-të ngushton rezultatin në 2:3.

Në minutën e fundit, Di Maria thellon fitoren në 2:4.

Te PSG nuk u paraqitën Messi, Neymar, Ramos, të cilët nuk ishin fare të ftuar për këtë sfidë.

PSG në tri ndeshje ka po aq fitore dhe kryeson me 9 pikë, ndërsa Brest renditet në vend të 12-të me 2 pikë apo me dy barazime dhe një humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat