Kapitenia afgane i bën thirrje FIFA-s që t’i shpëtojë lojtaret

Futboll

Kapitenia afgane i bën thirrje FIFA-s që t’i shpëtojë lojtaret

Më: 20 gusht 2021 Në ora: 18:03
Kapitenia afgane i bën thirrje FIFA-s që t’i shpëtojë lojtaret

Kapitenia e ekipit të femrave në Afganistan i ka bërë thirrje FIFA-s që të ndihmojë të shpëtojë bashkëlojtaret e saj nga talebanët pasi vendi ra në duart e grupit islamik.

Me jetën e shumë prej shoqeve të saj të futbollit nën kërcënim, kapitenia e ekipit kombëtar, Shabnam Mobarez, e cilia aktualisht jeton në Shtetet e Bashkuara, i ka kërkuar organit drejtues botëror të futbollit FIFA-s, që të ndërhyjë në situatën në vendin e saj.

Kjo lejoi që ekipi kombëtar i grave të Afganistanit të formohej më 2007, me skuadrën që luajti ndeshjen e tyre të parë konkurruese tre vjet më vonë dhe vendi fitoi fitoren e parë kundër Katarit më 2012, shkruan DailyMail.

Pasi talebanët pushtuan vendin këtë javë, ish kapitenia i ekipit kombëtar, Khalida Popal, u bëri thirrje të gjitha lojtareve të grave që të fshijnë llogaritë e tyre në mediat sociale dhe të digjnin fanellat për të mbrojtur identitetet dhe jetën e tyre.

Mobarez tha se futbolli u përdor për t’i dhënë grave pushtet në Afganistan, por tani ajo ndihet e pafuqishme në përpjekjen për të siguruar bashkëlojtarët e saj se gjithçka do të jetë në rregull.

“Ata luftuan për të fuqizuar gratë në Afganistan, ne u përpoqëm të përdorim futbollin si një mjet për t’i dhënë grave një zë të ri dhe për t’i bërë ato të luftojnë për të drejtat e tyre, por tani duket se futbolli është diçka që mund t’i rrezikojë ata, dhe potencialisht t’i vrasë, gjë që është zemërthyese”, tha ajo.

Mobarez tha se Federata Afgane e Futbollit ka hequr dorë nga ekipi, prandaj ajo po i bën thirrje FIFA -s për ndihmë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat