Zymberi: Gjendja që ndodhet stadiumi nuk i tërheq as sponsorët

Futboll

Zymberi: Gjendja që ndodhet stadiumi nuk i tërheq as sponsorët

Më: 20 gusht 2021 Në ora: 15:45
Zymberi: Gjendja që ndodhet stadiumi nuk i tërheq as sponsorët

Stadiumi i qytetit në Gjilan vazhdon me gjendjen e tmerrshme tani e disa vite.

Kur jemi në prag të fillimit të edicionit të ri 2021/22 në Superligën e Kosovës, stadiumi i qytetit në Gjilan jep një pamje tmerruese ku punimet po vazhdojnë me hapa shumë të ngadaltë.

E për gjendjen e mjerueshme të stadiumit ka folur edhe drejtori sportiv i Dritës, Valon Zymberi.

“Jemi dy skuadra që investojmë shumë, por që askujt nuk i bëhet vonë për gjendjen e stadiumit. Është për keqardhje që këto investime të mëdha në klube nuk vërehen fare nga qeveritarët”, tha Zymberi.

Tutje drejtori sportiv i bardhekaltërve ka thënë se skuadrës së tij nuk i konvenon një terren i tillë për ta luajtur lojën që duan.

“Dritës nuk i konvenon një terren i tillë si ky në stadiumin tonë. Na penalizon shumë duke pamundësuar lojën tonë”.

“Gjendja që ndodhet stadiumi nuk i tërheq as sponsorët, por prapë dua t’i falënderoj presidentët tanë që gjejnë kurajo dhe vazhdojnë edhe në këto kushte”, vazhdoi tutje Zymberi.

Krejt në fund ai tha se tani janë para një akti që nuk dinë se as çfarë masa të marrin.

“Tashmë jemi para një akti që nuk e dimë as çfarë masa të marrim. Kërkujt nuk i bëhet vonë se çka bëhet me ne dhe stadiumin”, tha Zymberi në konferencën për shtyp të Dritës.

Drita e nis edicionin e ri në Superligën e Kosovës të shtunën (nesër) me fillim nga ora 17:00 ku pret Feronikelin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat