Futbollistët e Real Madridit e vizitojnë “Santiago Bernabeun”

Futboll

Futbollistët e Real Madridit e vizitojnë “Santiago Bernabeun”

Më: 20 gusht 2021 Në ora: 12:51
Futbollistët e Real Madridit e vizitojnë “Santiago Bernabeun”

Vazhdojnë punimet në “Santiago Bernabeu” i cili duhet të jetë gati për ndeshjen e parë me 12 shtator.

Gjatë ditës së djeshme, Bernabeun e kanë vizituar disa futbollistë të Realit, bashkë me trajnerin Carlo Ancelotti dhe përgatitësin fizik, Pintus.

Ata për së afërmi kanë parë punimet intensive që po bëhen në Bernabeu.

Të gjithë shpresojnë që më 12 shtator do të jetë gati për ndeshjen e parë, por ka edhe shumë për të rregulluar dhe tani për tani nuk duket të jetë afër kompletimit.

Rinovimi i Bernabeu ka nisur në mars të vitit 2020, pak ditë pasi shpërtheu pandemia.

Që nga ajo ditë, Reali i ka zhvilluar të gjitha ndeshjet në “Alfredo di Stefano”, fushën e skuadrës së dytë, Real Madrid Castillas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat