Prezantohet tek Juve

Futboll

Prezantohet tek Juve

Më: 18 gusht 2021 Në ora: 19:23
Prezantohet tek Juve

Prezantohet tek Juventusi.

Tashmë është zyrtare, Manuel Lokateli është lojtari i ri i Juventusit.

Mesfushori kampion Europe me Italinë është bërë tashmë një futbollist i “Zonjës së Vjetër” duke u transferuar në formulën e huazimit nga Sasuolo prej 35 milionë eurosh plus bonuse.

Këtë lajm e ka zyrtarizuar vetë klubi i Juventusit me anë të një postimi në kanalet e saj.

Lokateli bindi drejtuesit e Juventusit pas paraqitjeve dinjitoze në kampionatin Europian ku i realizoi dhe një dopietë Zvicrës në fazën e grupeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat