Martinez te Interi

Futboll

Martinez te Interi

Më: 18 gusht 2021 Në ora: 18:36
Martinez te Interi

Përditësimet mbërrijnë pas takimit të parë mes Interit dhe agjentit të Lautaro Martinez për rinovimin e kontratës së sulmuesit argjentinas.

Megjithëse situata nuk është përcaktuar përfundimisht – raporton Sky -, samiti mes palëve ende duhet të konsiderohet pozitiv: po shkohet drejt rinovimit me 6 milion euro në sezon për 5 vjet (kontrata aktuale përfundon në qershor 2023)

Ka ende pak distancë, por gjithçka mund të zgjidhet brenda pak ditësh.

Edhe TMW shkruan se ka “ndjesi të shkëlqyera pas takimit të parë për rinovimin e kontratës e cila u zhvillua sot mes agjentit të Lautaro Martinez, Alejandro Camano, dhe drejtuesve të Interit.

Javën tjetër duhet të ketë një samit të ri, vendimtar për të zbatuar atë që u diskutua sot: Toro do të shohë rrogëm e tij të dyfishuar dhe të zgjasë kontratën me Nerazzurri deri në vitin 2025 me opsionin deri në 2026. Përfshirja e nje klauzole lirimi gjithashtu vlerësohet”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat