Real Madrid heq dorë pas 6 vitesh

Futboll

Real Madrid heq dorë pas 6 vitesh

Më: 18 gusht 2021 Në ora: 15:23
Real Madrid heq dorë pas 6 vitesh

Në janar të vitit 2015, pra 6 vite më parë, i bujshëm ishte lajmi se Real Madrid pagoi një adoleshent të artë rreth 3 mln euro te klubi norvegjez Stromsgodset…

Po flasim për Martin Odegaard, që sot tashmë është 22 vjeç dhe në atë kohë ishte vetëm 16…

Duhet të ishte një aventurë e bukur te Real Madrid dhe “Bernabeu” por u kthye në një “tranzit” për talentin që nisi udhëtimin e tij nëpër huazime pa u stabilizuar askund!

Më në fund, Real Madrid ka vendosur të shesë Martin Odegaard tek Arsenali, pasi huazimit të vjetshëm!

Spanjollët do të përfitojnë nga ky transferim 40 milion euro, ndërkohë që zbulohet se në marrëveshje do të jetë edhe një klauzolë.

Reali ka të drejtë që ta blejë në të ardhmen Odegaard, me të njëjtën shumë që do t’i ofrojë ndonjë klub tjetër Arsenalit.

Madrilenët do të kenë të drejtën të vendosin, ose ta blejnë vetë, ose t’i hapin rrugë transferimit në klubi tjetër.

E ëndërroi Realin për shumë vite dhe priti momentin e tij, por ndoshta edhe shkak pandemia, sot Perezit i duhen paratë dhe jo talenti i tij, që ndoshta mbeti në gjysmën e rrugës...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat