Vidal bëhet zyrtarisht lojtari i ri i Espanyolit

Futboll

Vidal bëhet zyrtarisht lojtari i ri i Espanyolit

Më: 18 gusht 2021 Në ora: 14:16
Vidal bëhet zyrtarisht lojtari i ri i Espanyolit

Pasi zgjidhi me konsensus kontratën e tij me Sevijan, Alexis Vidal bëhet zyrtarisht lojtari i ri i Espanyolit.

Ish-mbrojtësi i Barcelonës do të bëhet shok skuadre me mesfushorin e Kombëtares shqiptare, Keidi Bare duke u transferuar kështu tek rivalët e përjetshëm të katalanasve, dhe firmosur një kontratë dy-vjeçare.

Këtë lajm e ka zyrtarizuar vetë klubi nga Katalonja me anë të postimeve në kanalet e saj zyrtare.

Vidal më parë ka mbajtur veshur edhe fanellat e Alavesh, Almeria dhe Majorka B.

Kjo është aventura e tij e dytë me Espanjolin pasi spanjolli më parë ka luajtur edhe tek ekipi i dytë dhe tek skuadra U-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat