Nani: Cristiano më tha se ndoshta do të përfundojë...

Futboll

Nani: Cristiano më tha se ndoshta do të përfundojë...

Më: 18 gusht 2021 Në ora: 13:32
Nani: Cristiano më tha se ndoshta do të përfundojë...

Cristiano Ronaldo mund ta mbyllë karrierën në Amerikë! Kjo hipotezë e bujshme është përforcuar së fundmi edhe nga patrioti i CR7-ës, Nani, i cili aktivizohet në MLS prej disa sezonesh.

Portugezi ka luajtur me Ronaldon gjatë kohës së tij te United dhe ka thënë se ylli i Juventusit në të kaluarën ka folur për një transferim në Amerikë.

“Dy vite më parë, Cristiano më tha se ndoshta do të përfundojë duke luajtur në Amerikë. Ai nuk është 100 për qind i sigurt, por ekziston mundësia që të ndodhë. MLS është një ligë e madhe. Sigurisht, ka disa pika ku ende duhet të përmirësohemi, duke përfshirë cilësinë e lojtarëve. Por, ka disa ekipe fantastike, të organizuara shumë mirë, me trajnerë të mëdhenj dhe lojtarë të mëdhenj”.

“Unë mendoj se i kemi të gjitha kushtet për t’u bërë një kampionat i madh, në fund të fundit ne jemi në një vend të madh, dhe është vetëm një çështje për tu përmirësuar dhe për të mos pasur frikë për të bërë gjithnjë e më shumë”, u shpreh Nani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat