FSHF në “luftë” me kohën

Futboll

FSHF në “luftë” me kohën

Më: 18 gusht 2021 Në ora: 11:39
FSHF në “luftë” me kohën

Nis shtrimi i tapetit në stadiumin “Air Albania”  në kryeqytet.

Që në përfundim të sezonit të shkuar nisi puna këtë impiant modern të kryeqytetit dhe fillimisht u hoq tapeti i vjetër.

Problematika e shumta të shfaqura e detyruan Federatën Shqiptare të Futbollit të bënte një investim të rëndësishëm, që shkon në rreth 1 milion euro, raporton abcnews.

Ndriçimi i dobët natyral në një pjesë të stadiumit dhe mungesa e ajrimit bënë që tapeti i vjetër të mos ofronte kushtet më të mira për të luajtur.

Kështu u vendos që të shtrohet një tapet i ri hibrid, që pretendohet të mos shfaqë të njëjtat probleme si më parë.

Puna ka nisur dhe momentalisht është shtruar rreth 25% e tapetit. Me shumë mundësi brenda pak ditësh do të përfundojë shtrimi i plotë, në mënyrë që kombëtarja të mund të luajë aty ndeshjet e 5 dhe 8 shtatorit kundër Hungarisë dhe San Marinos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat