Ronaldo më në fund thyen heshtjen, tregon nëse do rikthehet te Real Madrid

Futboll

Ronaldo më në fund thyen heshtjen, tregon nëse do rikthehet te Real Madrid

Më: 17 gusht 2021 Në ora: 21:19
Ronald

Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo ka reaguar pas spekulimeve të fundit.

Dje, El Chiringuito raportoi se Real Madrid e do rikthimin e portugezit, ngase është kërkesë e Carlo Ancelottit.

Tekniku italian para disa orëve i mohoi të gjitha, derisa tani ka reaguar edhe pesë herë fituesi i Topit të Artë.

“Të gjithë që më njohin e dinë sa i fokusuar jam në punë. Të flasin më pak dhe më shumë aksion, kjo ka qenë motoja që nga fillimi i karrierës. Sidoqoftë, në shikimin e gjitha gjërave që thuhen dhe janë shkruar së fundmi, kam vendosur të flas për pozitën time”.

“Është më shumë se mos respekt për një njeri si lojtar, mënyra si e ardhmja ime është duke u zbuluar në media është mos respekt ndaj klubeve të përfshira në spekulime, se bashku me lojtarët e tyre dhe stafin”.

“Aventura ime te Real Madrid është e shkruar. Është regjistruar. Në fjalë dhe numra, në trofe dhe tituj, në rekorde dhe mendje. Është në muzeun e stadiumit Bernabeu dhe në mendjen e tifozëve të klubit. Pas asaj që kam arritur, kujtoj se në ato nëntë vite kam pasur dashuri dhe respekt që e ruaj sot e kësaj ditë dhe gjithmonë do ta çmoj. E di se tifozët e Real Madridit do më kenë në zemër dhe unë do i kem te e imja”.

“Në episodet e fundit në Spanjë ka pasur lajme dhe tregime që më lidhnin me një numër i klubeve nga liga të ndryshme dhe askush nuk është shqetësuar të gjejë të vërteten”.

“Jam duke thyer heshtjen dhe nuk lejoj që njerëzit të flasin me emrin time. Mbetem i fokusuar në karrierë dhe punë dhe i përgatitur për sfidat që do përballem. Ndonjë gjë tjetër? Gjithçka tjetër është thjeshtë fjalë”, shkroi ai.

Tashmë mund të thuhet se CR7 do mbetet te Juventus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat