​Zyrtare, Abraham lojtar i Romës

Futboll

​Zyrtare, Abraham lojtar i Romës

Më: 17 gusht 2021 Në ora: 12:19
Tammy Abraham

Tammy Abraham është larguar nga Chelsea për t'u bashkuar me Romën si transferim i përhershëm, duke i dhënë fund lidhjes së tij të gjatë me “Blutë” pasi erdhi nga akademia për t’u bërë pjesë e skuadrës së parë.

Në total, Abraham shënoi 30 gola në 82 paraqitje për klubin në nivelet më të larta, kryesisht gjatë dy sezoneve të fundit, dhe ishte pjesë e skuadrës e cila triumfoi në Ligën e Kampionëve dhe në Superkupën e UEFA-së, përcjellë KosovaPress.

"Tammy do të jetë gjithmonë i mirëpritur përsëri në “Stamford Bridge” si një nga lojtarët tonë. Ne të gjithë jemi kënaqur duke parë avancimin e tij përmes akademisë sonë dhe në skuadrën e ekipit të parë, dhe jemi mirënjohës për kontributin e tij në sukseset tona në nivelin e të rriturve dhe të rinjve.”, tha drejtoresha Marina Granovskaia.

"Golat e tij të shumtë në fanellën e Chelseat dhe, natyrisht, pjesa e tij në triumfin e Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar nuk do të harrohen kurrë. Jam e sigurt se të gjithë mbështetësit e Chelseat do të më bashkohen për t’i uruar Tammy -t një karrierë të gjatë dhe të suksesshme ”, tha në fund ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat