Ish-kapiteni i verdhekuqve të Romës ka vendosur të nisë karrierën si trajner

Futboll

Ish-kapiteni i verdhekuqve të Romës ka vendosur të nisë karrierën si trajner

Më: 15 gusht 2021 Në ora: 15:29
Ish-kapiteni i verdhekuqve të Romës ka vendosur të nisë karrierën si trajner

Daniele De Rossi u tërhoq pak ditë më parë nga kombëtarja italiane e futbollit, aty ku ishte një nga ndihmësit e trajnerit Roberto Mancini.

Ish-kapiteni i verdhekuqve të Romës ka vendosur të nisë karrierën si trajner pas suksesit të jashtëzakonshëm në Euro 2020 me kombëtaren e kaltër.

38-vjeçari po pret oferta nga klube të ndryshme. Roma, klubi i tij i zemrës me të cilin De Rossi luajti për 18 sezone, do t’i propozojë ofertën për t’u bërë trajneri i ekipit të të rinjve.

Një propozim që e tundon, por Gazzetta dello Sport shkruan se dëshira e madhe e ish-mesfushorit është të ndonjë skuadër dhe jo të punojë me ekipin primavera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat