Mbappea drejt Madridit

Futboll

Mbappea drejt Madridit

Më: 15 gusht 2021 Në ora: 11:48
Mbappea drejt Madridit

Pak para se të niste përballja me Strasbourgun (4-2), klubi i Paris Saint Germain prezantoi në “Parc des Princes” blerjen e mëdha të verës në një atmosferë të jashtëzakonshme të krijuar nga tifozët, të cilët kishin mbushur plot e përplot impiantin e kryeqytetit francez.

I pari në skenën e improvizuar u ngjit Achraf Hakimi, pas tij me radhë Georgino Wijnaldum, Gigio Donnarumma dhe në fund, qershia mbi tortë, Lioel Messi.

I papërmbajtshëm entuziazmi i ultrasve të Parisit për “yllin” argjentinas.

Në këtë festë, që kulmoi me prezantimin e Messit, në një sektor të ultrasve u dëgjuan vërshëllimat për Kylian Mbappenë, që nxitën edhe më shumë polemikat që ekzistojnë në Paris lidhur me refuzimin e lojtarit për të rinovuar.

Ky reagim nga publiku tregon se tani për tani, situata rreth lojtarit francez nuk është më e mira dhe se këto vërshëllima mund të të shërbejnë si nxitje për Mbappénë për të lënë klubin parisien këtë verë.

Edhe drejtuesit e PSG -së mund të fillojnë të mendojnë se pranimi i ofertës së Realit të Madridi, flitet për 150 milionë euro, do të jetë shumë më mirë sesa ta humbin falas verën e ardhshme.

Pozicioni i Real Madridit në rastin Mbappésë është shumë i qartë. Pas nënshkrimit të Messit nga PSG, klubi “mernegues” është e përgatitur nëse klubi francez pranon të futet në negociata.

Në Madrid shpresojnë se situata kontraktuale e francezit dhe nevoja e PSG-së për të arkëtuar para do t’i detyrojnë të shesin 22-vjeçarin, i cili e ka bërë të qartë se ai nuk dëshiron ta rinovojë, pasi ka si synim të bëhet pjesë e Realit.

Gjithsesi, drejtuesit “Los Blancos” nuk duan të kryejnë ndonjë operacion armiqësor me PSG -në, klub me të cilin mbajnë marrëdhënie të mira. Vetëm qëndrimi i palëkundur i Mbappesë mund ta bindë Al-Kheklaifin që ta shesë që këtë verë tek Reali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat