Rashica starton kundër Liverpoolit

Futboll

Rashica starton kundër Liverpoolit

Më: 14 gusht 2021 Në ora: 17:44
Rashica starton kundër Liverpoolit

Ndeshja e fundit e ditës së sotme në Premierligë do të jetë ajo mes ekipit të promovuar në elitë, Norwichit dhe ish-kampionit Liverpoolit.

Të dy këto ekipe e nisin sezonin e ri përballë njëra-tjetrës, por me synime krejtësisht të kundërta.

Norwich do ta synojë mbijetesën, kurse Liverpooli rikthimin e titullit të kampionit.

Të dy ekipet tashmë kanë publikuar formacionet startuese. Ylli kosovar, Milot Rashica bën pjesë në formacionin startues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat