Juventusi vazhdon bisedimet me Dybalan, për zgjatje të kontratës

Futboll

Juventusi vazhdon bisedimet me Dybalan, për zgjatje të kontratës

Më: 14 gusht 2021 Në ora: 09:27
Dybala

Juventusi dhe Paulo Dybala vazhdojnë “mundjen e krahut” për rinovimin e kontratës, që i përfundon më 30 qershor 2022.

Bardhezinjtë nuk duan ta humbasin me parametra zero dhe sot pritet që të zhvillohet takimi i tretë në pak ditë mes menaxherit të argjentinasit dhe drejtuesve të Juves.

Synimi është nënshkrimi i një kontrate të vlefshme deri në qershor të vitit 2025. Momentalisht problemi është paga.

Dybala kërkon 10 milion euro në sezon, kurse Juventusi synon që kjo shifër të arrihet përmes bonuseve. Paga bazë që ofrohet është 8.5 milion euro në sezon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat