Dinamo nuk dorëzohet

Futboll

Dinamo nuk dorëzohet

Më: 13 gusht 2021 Në ora: 20:43
Dinamo nuk dorëzohet

Lirim Kastrati është refuzuar për vizë nga shteti i Moldavisë.

Dinamo e Zagrebit do ta luaj ndeshjen e parë të ‘Play-Off’-it në Ligën e Kampionëve ndaj Sheriff Tiraspol të martën e ardhshme.

Mirëpo sulmuesi i Kosovës nuk ka arritur të pajiset me vizë për të udhëtuar drejt këtij shteti.

Kjo për faktin se Moldavia ende nuk e njeh Kosovën si shtet.

Megjithatë gjiganti kroat nuk është dorëzuar dhe ka dërguar një ankesë në UEFA për refuzimin e vizës nga shteti moldav për Kastratin.

Dinamo janë ankuar në shtëpinë më të madhe të futbollit evropian me arsyetimin se politika nuk ka vend në sport.

Argumenti tjetër i Dinamos është se Kastrati kishte marrë vizë vitin e kaluar nga shteti rus ku Dinamo u përballë me Krasnodar në Ligën e Evropës.

Tani UEFA po mundohet ta bind shtetin moldav që ta pajisë me vizë sulmuesin e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat