Publikohen formacionet e Teuta-Shamrok

Futboll

Publikohen formacionet e Teuta-Shamrok

Më: 12 gusht 2021 Në ora: 18:55
Publikohen formacionet e Teuta-Shamrok

Teuta kërkon sot historinë me kualifikimin në play-off të Ligës së Konferencës, për të vazhduar ëndrrën europiane të kësaj vere. Durrsakët duhet të përmbysin sot në “Elbasan Arena” humbjen 1-0 ndaj Shamrok Rovers, për të kaluar një tjetër raund, si asnjëherë më parë në historinë e tyre.

Te durrsakët, trajneri Martini ka vendosur t’i besojë nga minuat e parë përsëri Aleksit si qendërmbrojtës përkrah Arapit. Ndërkohë, në të majtë balotazhin e fiton Xhekson me Kotobellin i cili kthehet në pankinë,

Njëkohësisht, bie në sy se në sulm, do të kthehet Sebino Plaku, ai i cili me golat e tij përmbysi ndeshjen me Inter D’Eskaldes në Andorra. Plaku, Kallaku dhe Emiljano Vila do të luajnë në mbështetje të Seferit, i cili është përsëri i avancuar në skemën e Teutës.

TEUTA: Frashëri, Aleksi, Arapi, Xhekson, Todorovski, Daja, Kallaku, Karabeci, Plaku, Vila, Seferi.
Trajner: E. Martini

SHAMROK: Manus, Grejs, Lopes, O’Brajen, O’Nill, Tauëll, Uots, Fin, Skejls, Gefni, Mandrolu.
Trajner: S. Bredlei.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat