Zbulohen 10 kandidatët për çmimin prestigjioz

Futboll

Zbulohen 10 kandidatët për çmimin prestigjioz

Më: 12 gusht 2021 Në ora: 16:43
Zbulohen 10 kandidatët për çmimin prestigjioz

Janë hapur zyrtarisht votimet për të zgjedhur futbollistin që do të fitojë çmimin prestigjioz Golden Foot Award 2021.

Dhjetë kandidatë dhe vetëm një fitues, i zgjedhur ekskluzivisht nga tifozët në të gjithë botën.

Të gjithë mund të shprehin preferencën e tyre, duke u lidhur direkt me faqen zyrtare www.goldenfoot.com dhe ka kohë deri më 31 tetor 2021.

Kush do të jetë pasardhësi i Cristiano Ronaldo-s, fitues në 2020-ën? Ja 10 kandidatët në listë për Golden Foot Award:

Lionel Messi, Robert Lewandowski, Giorgio Chiellini, Neymar Jr., Mohamed Salah, Sergio Ramos, Sergio Aguero, Gerard Pique, Karim Benzema, Rumelu Lukaku.

Golden Foot Award mund të fitohet vetëm nga futbollistët në aktivitet, që kanë mbushur 28 vjeç.

Hap dyert e së famshmes Champions Promenade të Principatës së Monakos, i vetmi vend në botë ku janë bashkuar gjurmët e kampionëve më të mëdhenj, që kanë shkruar historinë e futbollit.

Maradona, Pele’, Eusebio, Zinedine Zidane, Cristiano Ronaldo, George Best, Zlatan Ibrahimovic, Roberto Baggio, janë mbi 80 yjet që kanë marrë çmimin dhe kanë lënë gjurmët e tyre në përjetësi.

Ceremonia e çmimit do të zhvillohet të martën më 9 nëntor 2021 në Principatën e Monakos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat