Pogba vendos të ardhmen

Futboll

Pogba vendos të ardhmen

Më: 11 gusht 2021 Në ora: 18:04
Pogba vendos të ardhmen

Tashmë po kthehet në modë që lojtarë të ndryshëm presin përfundimin e kontratave, për t’u larguar me parametra zero nga klubet aktuale.

Rastet janë shtuar shumë, mjafton shembulli i PSG-së që siguroi emra si Leo Messi, Sergio Ramos apo Gigio Donnarumma pa shpenzuar asnjë cent për kartonët e tyre.

Drejt kësaj rruge është edhe Paul Pogba. Mesfushori francez ka edhe një vit kontratë me Manchester United, rinovimin as e çon ndërmend dhe Daily Mail raporton se ka vendosur të luajë edhe një vit në “Old Trafford”, për t’u larguar prej aty i lirë verën e ardhshme.

Dëshira e tij e madhe ishte transferimi te PSG, por mbërritja e Leo Messit në kryeqytetin francez e bën të pamundur investimin e PSG-së për Pogba.

28-vjeçari është i fokusuar tek United për momentin, teksa drejtuesit e klubit anglez, të cilët janë dorëzuar në lidhje me rinovimin, presin oferta zyrtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat