Prezantohet Messi: Ishte i vështirë largimi nga Barcelona, por...

Futboll

Prezantohet Messi: Ishte i vështirë largimi nga Barcelona, por...

Më: 11 gusht 2021 Në ora: 11:26
Prezantohet Messi: Ishte i vështirë largimi nga Barcelona, por...

“Jam shumë i lumtur, të gjithë e din se largimi nga Barcelona ishte i vështirë pasi kam kaluar atje shumë vite dhe ndërrimi ishte i vështirë pas shumë vitesh.

Por me të ardhur këtu gëzimi është i papërshkrueshëm, faleminderit për mikpritjen, po e shijoi gjithçka dhe mezi pres të nis stërvitjet dhe të njoh më shumë stafin, shokët dhe të nis këtë epokë të re.

Dua të falënderoj presidentin, Leonardin klubin se si më kanë trajtuar që nga dita e parë.

“Jam i lumtur që gjendem këtu, dhe mezi pres sepse ky është një klub ambicioz. Besoj se jemi gati për të luftuar për gjithçka, për t’u rritur për të fituar shumë trofe, bashkë mund t’ia dalim”.

“Faleminderit edhe tifozëve, ishte çmenduri ajo që bën për ardhjen time, është diçka e rëndësishme për të të bërë të lumtur, jam i sigurt se së bashku do të kënaqemi”.

“Gjithçka që më ka ndodhur javën e fundit, ishte e vështirë, e papritur, por në të njëjtën kohë, shumë e shpejtë. Ka shumë entuziazëm. Unë jam shumë i lumtur që jam këtu. Unë duhet t’i kem asimiluar të gjitha këto ndjenja për një javë. Ne bëmë atë që mundëm.”

“Në Barcelonë, sapo u lançua njoftimi për shtyp, tifozët ndodheshin jashtë! Eshte cmenduri. Shpresoj se mund ta shijoj shumë këtë stadium dhe qytet. Dhe shpresoj se do të jetë një sezon i mrekullueshëm.”

“Detajet e vogla do të bëjnë diferencën. Ne e dimë se sa e vështirë është Liga e Kampionëve, edhe PSG-ja gjithashtu. Duke qenë shumë afër fitimit të tij, është gjithmonë e vështirë. Duhet një grup i bashkuar, i fortë. Edhe pak fat, sepse ky është një faktor përcaktues. Jo gjithmonë fiton më i miri.”

 “Mendoj se po vij në një ekip të suksesshëm. Unë mund të ndihmoj skuadrën duke u përpjekur të jap maksimumin tim. Ëndrra ime është të jem në gjendje të fitoj edhe njëherë Champions-in”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat