Reprezentuesi belg do të kompletojë rikthimin në “Stamford Bridge”

Futboll

Reprezentuesi belg do të kompletojë rikthimin në “Stamford Bridge”

Më: 10 gusht 2021 Në ora: 13:14
Reprezentuesi belg do të kompletojë rikthimin në “Stamford Bridge”

Trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel ka folur për herë të parë për transferimin e Romelu Lukakut që pritet të zyrtarizohet sot dhe ai ka thënë se ish-sulmuesi i Interit është profili që i ka munguar skuadrës së tij dhe se ishin një kërkim të një lojtari të tillë.

Reprezentuesi belg do të kompletojë rikthimin në “Stamford Bridge”, pasi Interi ka pranuar një ofertë prej 115 milionë eurosh për sulmuesin.

Dhe trajneri gjerman, i cili ndihmoi Chelsean të fitonte trofeun e Ligës së Kampionëve, foli për fituesin e Scudetto -s në një intervistë për “Sky Sports UK”.

"Ai Lukaku është një lloj profili që i pëlqen të luajë me shpinë drejt portës së kundërshtarit," tha trajneri i Chelseat.

“Atij i pëlqen të mbajë topa, i pëlqen të krijojë hapsirë.Ky është lloji i profilit që ne nuk e kemi në skuadrën tonë tani dhe që ne po e kërkonim.”, tha ai në fund.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat