Barcelona largon të gjithë posterët e Messit

Futboll

Barcelona largon të gjithë posterët e Messit

Më: 10 gusht 2021 Në ora: 13:01
Barcelona largon të gjithë posterët e Messit

Barcelona ka filluar të largojë gjithçka që e lidh me Lionel Messin. Klubi ka filluar t’i largojë të gjithë posterët, në të cilët gjendej ylli argjentinas, transmeton Insporti.

Barcelona po bëhet gati për edicionin e ri dhe është normale që një largim i tillë i posterëve të ndodhë.

Messi kishte pranuar vazhdimin e kontratës me katalunasit, mirëpo kushtet financiare dhe rregullat e La Ligës nuk lejuan që ai të vazhdonte më tej.

Lojtari 34-vjeçar tashmë është në bisedime me PSG-në dhe pritet që brenda kësaj jave të kalojë në Parkun e Princave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat