Tifozët e Interit të revoltuar me shitjen e Lukakut

Futboll

Tifozët e Interit të revoltuar me shitjen e Lukakut

Më: 9 gusht 2021 Në ora: 08:22
Foto ilustrim

Mbrëmë është zhvilluar një ndeshje miqësore mes Parmës dhe Interit.

Inter arriti të mposht Parmën me rezultat 2-0.

Këtë ndeshje e shfrytëzuan tifozët “Nerazzurë” për të shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj drejtuesve të klubit.

Kampioni i Italisë është afër ta shesë yllin Romelu Lukaku për rreth 120 milionë euro te Chelsea që të balancoj gjendjen financiare e kjo nuk u ka pëlqyer aspak tifozëve.

Shumë prej tyre mbanin banderola kundër presidentit Steven Zhang, “Zhang, nëse do të shpëtoni Interin, atëherë duhet të largoheni”, të tjerët kishin shkruar “Zhang, koha ka mbaruar”.

Kishte edhe tifozë të tjerë që valvitnin monedha dhe këndonin “Nëse ju duhen para, ja ku i keni”.

Raportohet se Interi është “e detyruar” të shesë Lukaku ashtu siç bëri me Achraf Hakimin shkaku i gjendjses së vështirë financiare, megjithatë tifozët janë tejet të revoltuar.

Një skuadra kampione të largojë trajnerin Antonio Conte dhe dy futbollist kyç brenda një merkato nuk është normal sipas tyre. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat