Crespo: Kujdes për dëshirën për revansh të Cristiano Ronaldos

Futboll

Crespo: Kujdes për dëshirën për revansh të Cristiano Ronaldos

Më: 8 gusht 2021 Në ora: 14:28
Crespo: Kujdes për dëshirën për revansh të Cristiano Ronaldos

Hernan Crespo, trajneri i Sao Paulo-s, ka folur për sezonin e ri të Serisë A në një intervistë të dhënë për La Gazzetta dello Sport.

“Mendoj se favoritja është Juventus. ka diçka më shumë se të tjerat.

Kujdes për dëshirën për revansh të Cristiano Ronaldos. Nëse ka qëndruar, e ka bërë sepse do të tregojë akoma se është numri një”, ka thënë argjentinasi.

Në lidhje me skuadrën që mund të jetë surpriza e kampionatit italian:

“Them Milan. Nëse arrijnë të ngjisin shkallën e fundit, të bëhen akoma më të vetëdijshëm për forcën e tyre, kuqezinjtë mund të bezdisin Inter-in dhe Juventus-in. Luajnë një futboll të bukur, i ndjek me interes”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat