Trajneri i Shkupit: Jemi gati

Futboll

Trajneri i Shkupit: Jemi gati

Më: 8 gusht 2021 Në ora: 11:39
Trajneri i Shkupit: Jemi gati

Sot fillon Liga e parë e futbollit në Maqedoni, kryetrajneri Goce Sedloski, për faqen zyrtare të Shkupit shprehet optimist dhe tregon që lojtarë janë mjaft të përgatitur dhe të motivuar për këtë sezonë dhe ndeshjen e sotme  mes Bregallnicës dhe Shkupit.

“Jemi mjaft të përgatitur dhe të motivuar për këtë sezonë dhe për ndeshjen sotme.

Përballemi me Bregallnicën, një skuadër që sapo është futur në ligën e parë dhe që do të mundohen ta tregojnë veten që në fillim.

Ne i kemi analizuar edhe pse nuk i njohim mjaft mirë. Ata janë një ekip i mirë, gjithashtu të përgatitur. Udhëtojmë që të fitojmë, jo vetëm nesër por në çdo ndeshje, duke filluar nga  sot.

Presim që tifozët tanë të jenë lojtari i 12-të në të gjitha ndeshjet në këtë sezon dhe ne ti shpërblejmë me fitore dhe rezultate pozitive”, u shpreh trajneri, Sedloski.

Kujtojmë që ndeshja, Bregalnica-Shkupi, do të zhvillohet nesër në Stadiumin e qytetit në Shtip, me fillim nga ora 17:30.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat