Dybala ishte shumë afër largimit

Futboll

Dybala ishte shumë afër largimit

Më: 7 gusht 2021 Në ora: 15:03
Dybala ishte shumë afër largimit

Dita e sotme ka qenë një ditë agonie në shtëpinë e Juventusit pasi drejtuesit bardhezi janë takuar me agjentin e Paolo Dibales, Zhorge Antun për rinovimin e kontratës.

Dybala ishte shumë afër largimit duke kaluar një sezon në stol, por ardhja e Maks Alegrit ka ndryshuar gjithçka dhe sulmuesi është vënë sërish në qendër të projektit bardhezi.

Takimi i parë ka përfunduar me sukses dhe të dyja palët kanë optimizëm për arritjen e një marrëveshje.

Për Dibalën pritet rrogë deri në 8 milionë euro në sezon dhe një klauzolë e madhe për largimin. 27-vjeçari po hyn në vitin e 7 te Juvja duke u bërë një ndër lojtarët më të rëndësishëm të ekipit, teksa Alegri ka menduar ta shpërblejë dukë i dhënë shiritin e zëvendëskapitenit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat