Refuzon Kukësin

Futboll

Refuzon Kukësin

Më: 6 gusht 2021 Në ora: 13:52
Refuzon Kukësin

Drejtori sportiv, Pero Pejiç, gjatë kësaj merkatoje po has vështirësi për të afruar një qendërsulmues. Ndonëse më herët u hapën disa pista, ajo më e fundit e ukrainasit Denis Balanuk, duket se edhe kjo mundësi ka rënë përfundimisht.

Gazeta mëson se palët e kanë të vështirë të arrijnë në një konsensus financiar.

Kukësi bëri një sforco ekonomike ku i ofroi deri në 7 mijë euro në muaj, duke shtuar edhe bonuset, por 24-vjeçari pranonte të vinte në Shqipëri vetëm për një pagë rreth 10 mijë euro në muaj.

Megjithatë, edhe golat e tij janë me “pikatore” dhe nuk dihet se sa do të ishte në gjendje të mbante gjithë peshën e majës së sulmit, ndonëse bëhet fjalë për një lojtar cilësor. Tani, bëhet akoma më e vështirë për të gjetur një “pykë”, por deri në fund të merkatos Pejiç do të vihet në kërkim të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat