Sulmuesi argjentinas dhe drejtuesit e klubit bardhezi, takohen ballë për ballë

Futboll

Sulmuesi argjentinas dhe drejtuesit e klubit bardhezi, takohen ballë për ballë

Më: 6 gusht 2021 Në ora: 13:06
Sulmuesi argjentinas dhe drejtuesit e klubit bardhezi, takohen ballë për ballë

Për rinovimin e Paulo Dybalas me Juventusin po flitet prej muajsh por mesa duket e shtuna e 7 gushtit mund të rezultojë dita ideale për të mbyllur me sukses marrëveshjen.

Sulmuesi argjentinas dhe drejtuesit e klubit bardhezi do të takohen ballë për ballë këtë fundjavë për të diskutuar nga afër rinovimin e kontratës me një rritje të pagës.

Jorge Antun, menaxheri i Dybalas do të jetë në Torino për të kuptuar se cilat janë mundësitë që numri 10 të vazhdojë të mbajë veshur fanellën e Juventusit edhe gjatë viteve në vazhdim.

Massimiliano Allegri ua ka bërë të qartë drejtuesve të klubit se beson shumë te cilësitë e Paulo Dybalas dhe projekti i tij me bardhezinjtë do të bazohet edhe te klasi i sulmuesit argjentinas, dhe ky ndoshta është momenti i duhur për të folur për shifrat.

Qëllimet e të dyja palëve janë për të vazhduar bashkëpunimin edhe për shumë vite ndërsa rinovimi paga e Dybalas do të rritej deri në 8 milionë euro plus bonuset, ndërkohë që Juventusi në marrëveshjen e re mund të përfshijë një klauzolë në rast largimi të të La Joya-s. Ndeshja sapo ka nisur, të shtunën e 7 gushtit do të jetë raundi i parë, pastaj pritja dhe shtrëngimi i duarve për një martesë të paralajmëruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat