Ja si komentohet në Serbi goli i shqiptarit në Zagreb

Futboll

Ja si komentohet në Serbi goli i shqiptarit në Zagreb

Më: 5 gusht 2021 Në ora: 10:48
Ja si komentohet në Serbi goli i shqiptarit në Zagreb

Në shortin e hedhur sa i përket fazës së Play-Off në Champions League është rrezikuar derbi më i nxehtë i Ballkanit, kampionia e Kroacisë që mund të ndeshet me atë të Serbisë, Cërvena Zvezdën. Për të mbërritur në këtë pikë duhet që Legia e Varshavë të kalojë Dinamon e Zagrebit pas barazimit 1:1 në udhëtim.

Për këtë arsye vëmendja e mediave serbe ishte e madhe mbi ndeshjen e “Maksimirit”.

Por si u komentua kjo përballje me Ernest Muçin që mori rolin e protagonistit me super golin e tij?

“Dinamo si Zvezda, shqiptari i solli një barazim Legias. Dinamo ishte më mirë në fushë, por nuk përfituan shumë. Është e qartë se do të kenë nevojë për pak më tepër sesa një ndeshje të mirë në të ardhmen”, shkruan “B92”.

Nga ana tjetër është “MozzartSport” që raporton “Shqiptari Muçi tronditi Maksimirin”! Dinamo e Zagreb duhet të fitojë në ndeshjen e kthimit.

Para 4597 spektatorëve në Maksimir, Dinamo dhe Legia barazuan 1:1, ashtu si Zvezda dhe Sherif vetëm një ditë më parë në Beograd. Kjo do të thotë se do të zbulojmë vetëm në datën 10 gusht nëse do të ketë një derbi të madh të ish-Jugosllavisë në raundin e fundit të Champions League”, shkruhet në artikull.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat