Krasniqi: Prishtina gjithmonë e gatshme për ndeshje si kjo ndaj Bodo/Glimt

Futboll

Krasniqi: Prishtina gjithmonë e gatshme për ndeshje si kjo ndaj Bodo/Glimt

Më: 4 gusht 2021 Në ora: 11:08
Krasniqi: Prishtina gjithmonë e gatshme për ndeshje si kjo ndaj Bodo/Glimt

Mbrojtësi i djathtë i Prishtinës, Besnik Krasniqi, ka folur për ndeshjen e radhës ndaj Bodo/Glimt.

Prishtina po vazhdon me shumë sukses aventurën e saj në UEFA Conference League.

Skuadra jonë arriti që në raundin e dytë ta kaloi skuadrën nga Uellsi, Connah’s Quay Nomads dhe tashmë në raundin e tretë do të përballet me Bodo-Glimt.

Parashikohet të jetë një ndeshje e vështirë për skuadrën tonë, por që natyrisht edhe Prishtina ka treguar potencialin e saj dhe se një kualifikim tutje nuk është i pamundur.

Futbollisti i kësaj skuadre, Besnik Karasniqi, tha për GazetaBlic Sport tha se janë të motivuar për këtë takim.

”Ne gjithmonë besojmë në rezultate pozitive para çdo ndeshje. Ne jemi të motivuar edhe për këtë takim, e dimë që e kemi mjaft të vështirë, por nuk është asgjë e pamundur. Ne do të japim maksimumin tonë”, tha Krasniqi.

Ndeshja e parë në mes Prishtinës dhe Bodo-Glimt do të zhvillohet të enjten me fillim nga ora 20:00, në stadiumin “Fadil Vokrri@.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat