Zhvillime interesante për Granit Xhakën

Futboll

Zhvillime interesante për Granit Xhakën

Më: 30 korrik 2021 Në ora: 14:31
Zhvillime interesante për Granit Xhakën

Arsenali u lodh duke pritur për Romën.

Sipas protalit britanik “The Athletic”, klubi londinez po mendon t’i ofrojë një kontratë të re Granit Xhakës, i cili do të përfundojë pushimet post-Europian, ndërsa ende pret lajme nga Tiago Pinto. Roma nuk bëri përparim në negociatat për shqiptaro-zviceranin, duke vazhduar të ofrojë 15 milionë euro, 7 më pak se sa kërkoi Arsenali.

Pra, raporton portali anglez, tani klubi i “Topçinjve” po mendon të zgjasë kontratën e mesfushorit, gjithashtu i vetëdijshëm për vështirësitë e merkatos në krizë për shkak të efekteve të pandemisë.

Nëse Roma nuk e rrit ofertën në ditët në vijim, Arsenali do të synojë ta mbajë lojtari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat