Pesë zëvendësime do të lejohen në Serie A edhe në sezonin 2021/22

Futboll

Pesë zëvendësime do të lejohen në Serie A edhe në sezonin 2021/22

Më: 30 korrik 2021 Në ora: 13:01
Pesë zëvendësime do të lejohen në Serie A edhe në sezonin 2021/22

Kampionati i Italisë ka konfirmuar se do t’i lejojë pesë zëvendësime brenda një ndeshjeje.

Pas pandemisë ishte marrë vendim që mund të bëhen pesë zëvendësime gjatë një ndeshjeje futbolli shkaku i lodhjes së lojtarëve.

Ky rregull do të vazhdojë të aplikohet edhe në sezonin 2021/22 në Serie A.

Pesë zëvendësime do të mundë të bëhen gjatë tri ndërprerjeve të ndeshjes, pa llogaritur zëvendësimet që bëhen pas pjesës së parë.

Ndërkohë, në rast se ndeshja shkon në vazhdime, që mund të ndodhë në Coppa Italia, atëherë skuadrat kanë të drejtë të bëjnë edhe një zëvendësim gjithsej gjashtë gjatë 120 minutave.

Në anën tjetër, ky rregull nuk do të vazhdojë të aplikohet më në Premierligën e Anglisë, që ka vendosur të mbajë rregullin e tri zëvendësimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat