Onix përforcohet me një futbollist

Futboll

Onix përforcohet me një futbollist

Më: 24 korrik 2021 Në ora: 15:33
Onix përforcohet me një futbollist

Klubi Futbollistik “Onix” po vazhdon të përgatitet për edicionin e ri 2021/22.

Gentrit Bislimi është futbollisti i ri që transferohet te skuadra nga Banja e Pejës, shkruan Gazeta Olle. “Marrëveshja është arritur pas një takimi në mes të lojtarit dhe drejtorit sportiv të klubit z. Zekë Miranaj ku i pranishëm ishte edhe presidenti i klubit z. Mujedin Ferati i cili e konkretizoi marrëveshjen”, thuhet në njoftimin e klubit.

22- vjeçari do t’i bashkohet menjëherë ekipit dhe do të vazhdojë punën nën urdhërat e trajnerit.

Padyshim se Onix është njëra nga skuadrat më aktive deri më tani në Ligën e Parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat