Po i jepte vetë makinës, vdes në aksident nëna 87-vjeçare e ish emrit të madh të sportit

Futboll

Po i jepte vetë makinës, vdes në aksident nëna 87-vjeçare e ish emrit të madh të sportit

Më: 23 korrik 2021 Në ora: 14:52
Po i jepte vetë makinës, vdes në aksident nëna 87-vjeçare e ish emrit të madh të sportit

U ndie keq në timon, teksa po ngiste makinën e saj të vogël.

Si duket humbi drejtimin e automjetit, i cili u përplas me portën e një kompanie private në Varese.

Margherita Beccegato, 87 vjeçe, nënë e ish-futbollistit të njohur italian, Alessandro Costacurta, vdiq në vend nga ky aksident automobilistik, shkruan Telesporti.

Karabinierët dhe policia lokale po hetojnë mbi shkaqet e aksidentit, nëse gruaja e moshuar që drejtonte makinën u sëmur papritmas dhe humbi kontrollin. Pra, agjentët e policisë lokale po punojnë për të rindërtuar dinamikën e aksidentit tragjik.

Ndërkohë, të afërmit e viktimës janë njoftuar dhe vëllai i ish-lojtarit të Milanit ka mbërritur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat