Përvoja ukrainase e Roberto De Zerbi

Futboll

Përvoja ukrainase e Roberto De Zerbi

Më: 23 korrik 2021 Në ora: 12:58
Përvoja ukrainase e Roberto De Zerbi

Përvoja ukrainase e Roberto De Zerbi, më në fund do të testohet zyrtarisht. E shtuna do të jetë koha e debutimit në kampionat me Shakhtar Donetsk, pastaj angazhimi europian me raundin e tretë kualifikues të Champions-it, planifikuar në fillim të gushtit.

Tekniku lombard iu gëzua fort suksesit të Italisë në “Euro 2020”, ndihmuar gjithashtu nga Manuel Locatelli, “nxënësi” i tij, për të cilin pati fjalë të rëndësishme: “E shoh plotësisht gati për Juven dhe për ndonjë klub të shkëlqyeshëm europian. Locatelli mishëron gjithçka që një mesfushor duhet të jetë sot: Ka personalitet, është inteligjent taktikisht, përshtatet me çdolloj futbolli”.

Axurrët triumfuan falë një loje ndonjëherë spektakolare, “markë tregtare” e stilit të De Zerbi. Ka pritshmëri për të kuptuar se kush, në fund të fundit, do të jetë në gjendje ta marrë “Topin e Artë” në shtëpi për këtë vit:

“Nëse shikojmë trofetë, unë them Jorginho, i cili fitoi Ligën e Kampionëve dhe Kampionatin Europian. Messi mbetet Messi dhe për sa kohë që ai luan, do të jetë në mesin e kandidatëve favoritë. Në të kaluarën, një mbrojtës si Cannavaro ngriti ‘Topi i Artë’ dhe kështu, për frymën që tregoi në Kampionatin Europian, Chiellini e meriton atë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat